Filmi me buxhet të vogël i regjizorit Cristian Mungiu, është një prej pak filmave të realizuar në Rumani këtë vit.
Kritikët e përshkruan cilësinë e filmave që morën pjesë në Festivalin e këtij vit si më të lartën.
Buxheti i vogël fiton
Rezultati konfirmoi edhe parashikimet e disa kritikëve, që zgjodhën filmin rumun për çmimin e madh.
"Katër muaj, tre javë dhe dy ditë", tregon jetën në kohën e diktatorit, Nicolai Ceausescu në fund të viteve 80.
Filmi u realizua me një buxhet të vogël prej 800 mijë dollarësh.
Duke folur gjatë ceremonisë rregjizori i filmit, Cristian Mungiu, pranoi çmimin për atë që në realitet është filmi i tij i dytë artistik.
"Ky çmim që po marrin do të jetë lajm i mirë për prodhuesit e vegjël të filmave nga vendet e vogla, sepse duket se nuk ka nevojë për buxhet të madh dhe artistë të mëdhenj për të treguar një histori që do ta dëgjonin të gjithë", tha regjizori rumun.
Ky sukses shihet edhe si një vlerësim për kinemanë e Evropës Lindore, rregjizorët e së cilës kanë tërhequr vëmendje në Kanë në vitet e fundit.
Çmimi i dytë apo Çmimi i Madh për filmin më të mirë, iu dha japonezit "Pylli që Vajton" i regjizorit Naomi Kawase, që tregon historinë e njerëzve që janë të ndjekur nga humbjet tragjike.
MArre nga : BBCAlbania











