Stramaconi rinovoi per 3 vite dhe ben listen e merkatos

Stramaçoni rinovoi per 3 vite dhe ben listen e merkatos
Andrea Stramaçoni është zyrtarisht trajneri i ri i Interit për sezonin e ardhshëm, teksa dje në selinë zikaltër ai ka rinovuar kontratën e tij me klubin edhe për 3 vitet e ardhshme. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë presidenti i Interit, Masimo Morati, i cili ka saktësuar edhe disa tema të merkatos. “Nuk kam qenë prezent në firmën e tij, por kontrata e Stramaçonit është rinovuar për 3 vite dhe është depozituar në Ligën Italiane. Goditja e radhës? Pranoj se jam në kontakte me De Laurentisin për Lavecin, por pres që në ditët e ardhshme t’i telefonoj. Lukas? Është një talent, por viti i ardhshëm duhet të jetë shumë i studiuar dhe shumë i kujdesshëm për ne, ndaj këtë herë nuk duam të nxitohemi”.

Emrat e Stramaçonit - Pasi ka firmosur kontratën e tij me Interin, trajneri i ri zikaltër ka përpiluar së bashku me drejtorin teknik të klubit, Marko Brankën, një listë me emrat që Andrea Stramaçoni sheh si përforcimet e duhura në skuadër. Ajo nis me mbrojtësin e Palermos, Silvestre, me mesfushorin De Jong të Sitit dhe sulmuesi Laveci (Napoli) e Destro (Siena). Gjithsesi, kjo listë duket qartë që do të nisë me mbylljen e tratativës për argjentinasin Laveci, për të cilin bisedimet pritet të kryhen në orët e ardhshme, pasi menaxheri i tij, Alehandro Maxoni, është parë të hënën në qendër të Milanos duke drekuar. Prandaj, ky është sinjali i parë i fillimit të bisedimeve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama