Shaunae Miller nga Bahamas ka fituar medaljen e artë në garën e 400 metrave për femra, në mënyrën më të çuditshme të mundshme. Atletja 22-vjeçare mundi favoriten 30 vjeçare Elison Feliks, falë një hedhjeje për të prekur e para vijën e finishit, një taktikë e cila rezultoi mëse e suksesshme.
Në një garë e cila do të vendosej në fotofinish, Miller u hodh në metrat e fundit dhe arriti të mposhtte legjendën e sprintit për femra vetëm falë gjatësisë së krahut të shtrirë përpara, ose më saktësisht me 0,7 sekonda diferencë.
"Mendova 'O Zot, jam shtrirë në tokë'", ishte kujtimi i parë i atletes pas përfundimit të garës. "Por pastaj dëgjova zërin e mamasë që më thërriste nga tribuna dhe e kuptova. Dola nga gara me një medalje vetëm sepse isha rrëzuar në tokë", deklaroi Miller.