Rreth 6 mije bileta u shiten ne derbi ja sa arketoi Tirana

Rreth 6 mijë bileta u shitën në derbi, ja sa arkëtoi Tirana

U shitën 5761 bileta, klubi arkëton afro 27 milionë lekë Zyrtarisht në derbin e kryeqytetit që u luajt të mërkurën mbrëma në "Selman Stërmasi" kanë qenë 5761 të pranishëm.

13177350_1698341370421978_8211127723985439861_nAfro 3915 kanë qenë ultrasit bardheblu, të cilët ishin vendosur në A1, A2, C1, C2, D1, D2, E, F dhe G1. Por edhe nga Partizani nuk kanë qenë të paktë.

Referuar shifrave paraprake rezulton se kanë qenë afro 1786 të pranishëm, të cilët u akomoduan në B1, B2 dhe H1 e H2. Sakaq, 60 vende kanë qenë totalisht të rezervuara për tribunën VIP.

Me një përllogaritje, duke iu referuar edhe çmimeve të përcaktuara për Tirana-Partizani, rezulton se klubi pritës ka arkëtuar afro 27 milionë lekë të vjetër nga kjo ndeshje.

Dhe për këtë stadium ky është pa dyshim një rekord, pasi vetëm në derbi dhe në ndeshjen e parë që është luajtur në këtë impiant të rikonstruktuar (Tirana-Partizani) ka pasur kaq shumë interes.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama