Nga Memushaj te Shaqiri ja gjuajtesit e penalltive ne Evropian

Nga Memushaj te Shaqiri, ja gjuajtësit e penalltive në Evropian

Penalltitë janë kthyer në një pjesë të rëndësishme të ndeshjeve të futbollit. Brenda 90 minutave, 120 minutave apo te "lotaria" e gjuajtjeve përfundimtare, e rëndësishme është që të jesh gjithmonë i përgatitur në momentin kur vendos topin te pika e bardhë dhe gjendesh përballë portierit kundërshtar. Çdo ekip apo kombëtare ka një "specialist", personin të cilit i besohet më rregullisht gjuajtja nga pika e bardhë.

Ledian Memushaj

Portali "fanpage.it" ka ndërtuar një listë me emrat e lojtarëve të kombëtareve të cilët falë realizimeve nga pika e bardhë me klubet e tyre, pritet të jenë gjuajtësit kryesorë të penalltive gjatë Euro 2016.

Nga Shqipëria, emri më i mundshëm për të gjuajtur nga pika e bardhë është ai i Ledian Memushajt, i cili nga 11 golat e realizuar në Serinë B në këtë edicion me Peskarën, 6 i ka shënuar nga pika e bardhë.

Lista e plotë e lojtarëve më të mundshëm të çdo kombëtareje

Shqipëria: Memushaj

Anglia: Runi, Vardi

Austria: Alaba, Dragoviç

Belgjika: Hazard, De Bryjn

Franca: Pogba, Griezman

Gjermania: Myler, Ozil

Hungaria: Xhuxhak, Priskin.

Irlanda: Long, Kin

Irlanda e Veriut: Laferti, MekGin

Islanda: Gudjohnsen, Sigurdson, Sigtorson

Italia: Kandreva, Pele

Kroacia: Modriç, Manxhukiç

Polonia: Levandovski

Portugalia: K. Ronaldo

Republika Çeke: Necid

Rumania: Torje, Marica

Rusia: Shirokov, Dzhyba

Sllovakia: Hamshik

Spanja: Fabregas, Morata

Suedia: Ibrahimoviç

Turqia: Jillmaz, Selçuk Inan

Uellsi: Bejl

Ukraina: Konoplianka, Jarmolenko

Zvicra: Shaqiri


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama