Mergim Mavraj sulmon Izraelin U be poshtersi me ne ta gjejne te keqen diku tjeter jot e shqiptaret

Mergim Mavraj sulmon Izraelin: U be poshtersi me ne, ta gjejne te keqen diku tjeter, jot e shqiptaret

Mërgim Mavraj, që ishte shprehur edhe para ndeshjes me Izraelin kundër masave të rrepta të sigurisë, pavarësisht kërcënimeve për akte terroriste, ka reaguar sërish i revoltuar sot.

Ai thotë se ajo që ndodhi ishte poshtërsi dhe Izraeli nuk duhet ta kërkojë të keqen tek shqiptarët, por diku tjetër.

“Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi janë bërë në dëm të së gjorës Shqipëri!

Por a duhet thënë STOP? A duhet të abuzojnë të tjerët me mikpritjen tonë?

Një vend nuk e bën të madh numri i banorëve, por karakteri, zemra, dëshira e krenaria e atij popullit!

Ne kemi tradita, e këtë e tregon qartë historia e kombit tonë! Ne nuk duhet ti hedhim asnjëherë poshtë njerëzit tanë, tifozët tanë, gjakun tonë vetëm se “siguria” e tjetrit është në “rrezik”!

A kishte rrezik më të madhe ndaj nesh në Serbi?! A kishte poshtërim më të madh se përçarja e frika që futën tek tifozët tanë dy ditë më parë kundërshtarët?! Nuk besoj se ka ndonjë qe mendon se shkaktar i atij “boshlliku” që u krijua në stadium ishte shiu, por paniku i hapur kot së koti.

Futbolli duhet të japë mesazh paqeje, e jo të krijojë panik, stres e përçarje. Unë nuk e ndjej veten aspak mirë kur krijohen situata të tilla! Tifozët tanë e duan këtë vend, e duan këtë kombëtare e ndaj duhet ta shijojnë siç duhet, të paktën në shtëpinë e tyre! Tjerët, le ta “gjejnë” të keqen diku tjetër, jo tek Shqiptarët”, shkruan mbrojtësi i Kombëtares, që në ndeshjen ndaj Izraelit nuk ishte në formën e tij më të mirë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama