Lideri i Shvercerave BunjakuShkupi eshte ikona e rezistences dhe endrrave shqiptare

Lideri i 'Shvercerave', Bunjaku:Shkupi eshte ikona e rezistences dhe endrrave shqiptare

Lideri i tifo grupit “Shvercerat” nga Shkupi, Omer Bunjaku përmes një postimi në facebookun e tij ka falënderuar të gjithë ata që ishin pjesë e spektaklit të djeshëm në derbin Shkupi-Vardar 0-0.

Ja postimi i tij i plotë:


“Ju faleminderit!Në fillim dua t’ju falënderoj të gjithëve që ishit pjesë e një spektakli të paparë dhe të paimagjinueshëm që vendit, futbollit dhe tifoskenës i ka munguar. Falënderoj dhe qindra tifozë që nuk u larguan nga stadiumi, edhe pse tribuna ishte e stërmbushur, por u vendosën në çdo cep jashtë stadiumit duke përkrahur klubin e historisë së shqiptarëve. Dita e djeshme për mua dhe për të gjithë shkupjanët, e në veçanti për shqiptarët ishte magjike dhe tejet festive.

 

Thjeshtë, mund të them se e diela ishte dëshmia më e madhe e kulturës shqiptare. E filluam mbarë betejën për një klub europian, ndaj bashkërisht duhet vazhduar çdo betejë tjetër që të arrijmë qëllimet tona. Shkupi nuk përfaqëson vetëm shkupjanët, por shqiptarët e të gjitha trevave, pavarësisht se dikujt i pengon apo dhe mundohemi të jemi lokalist. Shkupi është ikona e rezistencës dhe ëndrrave shqiptare, e kur bëhet fjalë për ëndrra, ëndrrat realizohen vetëm me punë, përkushtim dhe dashuri. Suksese djema deri në betejat tjera!”, ka shkruar bunjaku në llogarinë e tij në facebook.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama