Shqipëria është mposhtur nga italianët në Palermo me rezultatin 2 me 0, megjithatë gardiani i portës kundërshtare është duartrokitur edhe nga tifozët tanë.
Legjenda e futbollit italian, Buffon ka vlerësuar paraqitjen e Shqipërisë në ndeshje ku ka theksuar se ishin episodet që caktuan fatin e lojës.
Megjithatë shtuar kësaj Buffon ka bërë edhe një fotografi me komentatorin Dritan Shakohoxha. Të dy së bashku bëjnë simbolin e shqiponjës.
Për portierin italian loja me Shqipërinë shënonte një moment të rëndësishëm në karrierën e tij, ndeshja e mbrëmshme ishte e njëmijta për Buffon.