Kuqezinjte zgjedhin Austrine para Frances

Kuqezinjte zgjedhin Austrine para Frances

Xhani De Biazi dhe FSHF-ja vazhdojnë që të kërkojë në vend për kombëtaren dhe grumbullimin para fazës finale të Europianit. Së fundmi është mësuar se kuqezinjtë mund të përgatitet në Steiermark (Styria) para kampionatit europian, që do të luhet nga data 10 qershor deri më 10 korrik të këtij viti në Francë. Trajneri i Shqipërisë, Xhani de Biazi, ka vëzhguar nga afër kampin stërvitor në Bad Valtersdorf. Përfaqësuesja shqiptare e ka marrë në konsideratë si kamp trajnimi për t’u përgatitur për ngjarjen e madhe të verës.

Të dyja vendndodhjet, Bad Radkersburg dhe Bad Valtersdorf, u vizituan nga trajneri De Biazi, i shoqëruar nga drejtori i këtij kompleksi stërvitor, Kian Valizadeh“. Kështu shkruhet në lajmin e faqes zyrtare në internet të “International Football Camp Styria”. Fjala është për një rajon turistik për vetë Austrinë dhe të tjerët, që vijnë nga jashtë vendit. Konsiderohet si “zemra e gjelbër” e Austrisë. Që nga viti 1996, disa nga futbollistët më të mirë të botës e kanë zgjedhur këtë kompeks si vend për stërvitjet parasezonale me skuadrat e tyre. Nëse de Biazi kërkon vend për kuqezinjtë, lojtarët janë në qendër të vëmendjes. Është Ledian Memushaj që flet për situatën e tij.

“Në Latina gabova kur shkelmova mikrofonin e një televizioni, ishte një gjest instiktiv. Me siguri që nuk do ta përsërisja . Një gjë e tillë nuk do të ndodhë më në të ardhmen. Tani jemi në rrugë të mbarë dhe po ecim me shpejtësi por nuk duhet të ndalojë sepse duhet të vazhdojmë përpara me përulësi. Peruxhia vjen në këtë ndeshje pas dy humbjeve dhe nuk duhet ta nënvleftësojmë. Aktualisht jam në kuotën e 7 golave, vetëm një hap larg rekordit tim personal prej 8 golash në sezon që e kam vendosur me Karpin, por nuk mendoj aspak për këtë gjë. E rëndësishme është që të ndihmoj grupin të arrijë suksese.

Për golat duhet të mendojnë sulmuesit të cilët po e bëjnë më së miri detyrën e tyre“, deklaron Memushaj që mungoi në sfidën kundër Livornos. Nga ana tjetër oferta më e fundit ka ardhur nga Spanja, më konkretisht nga Sportingu i Gihonit, kërkon Rey Manajn. Klubi i Primeras, kërkon sulmuesin e kombëtares sonë në huazim. Manaj ka nevojë të luajë dhe ky është opsioni i vetëm që ai të largohet, ndaj Interi kërkon garanci në këtë drejtim, por gjithashtu i duhet një zëvendës për të.

Për 18-vjeçarin kalimi i Sportingu do të ishte me shumë vlerë, sepse bëhet fjalë për një klub që u jep shumë hapësirë të rinjve dhe sulmuesi kryesor Sanabria është vetëm 19 vjeç, ndërsa Karlos Kastro 20 vjeç. Në fund Etrit Berisha evitoi që eliminimi i Lacios në Kupën e Italisë nga skuadra kampione e Serisë të ishte masakruese. Portieri shqiptar është vlerësuar me nota maksimale nga mediat italiane, pasi ishte protagonist absolut në radhët e lacialëve, duke shmangur në të paktën në 4 raste gola të sigurtë. 27-vjeçari sidomos në pjesën e dytë u shndërrua në tabelë qitjeje nga sulmuesit juventinë, falë një mbrojtjeje katastrofike të Lacios. Edhe në rastin e golit që vendosi takimin, Berisha nuk pati asnjë mundësi për të mos lejuar prekjen e rrjetës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama