Kundershtaret/ Ukraina permbys Rumanine dy ne nje per De Biazin

Kundërshtarët/ Ukraina përmbys Rumaninë, dy në një për De Biazin

Një ndeshje ku trajneri i Kombëtares ka mundësinë të ndjekë dy kundërshtarë. Njërin që do të ketë përballë në miqësoren e datës 3 qershor dhe tjetrin që do ta ketë përballë në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Francë.

2369730_w2Ndërkohë që Shqipëria ka qenë duke fituar përballë Katarit, Rumania dhe Ukraina kanë zhvilluar një ndeshje miqësore mes tyre.

Ndeshja ka nisur me gol për vendësit, mirëpo ai i shënuar në minutën e 23-të për Rumaninë është barazuar nga Ukraina me anë të Zozulias në të 43-tën.

Pas këtyre dy golave në fraksionin e parë, ndeshja ka shpërthyer me të tjerë. Tre gola në minutat 48, 54 dhe 59 kanë sigluar fitoren e Ukrainës.

Mirëpo, rezultati 1-4 është ngushtuar në minutat 74 dhe 84 nga Rumania. Kjo e fundit do të jetë kundërshtare e Shqipërisë në ndeshjet e Grupit A në Europian, ndërkohë që Ukraina do të jetë rivalja e kuqezinjve në miqësoren e radhës, e fundit përpara udhëtimit drejt Francës. Takimi do të zhvillohet në Bergamo.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama