Kepuca e Arte e Europes Gashi le pas Ibrahimovic

Kepuca e Arte e Europes, Gashi le pas Ibrahimovic

Teksa gara për shënuesin më të mirë në Europë që do të marrë Këpucën e Artë është drejt fundit, Shkëlzen Gashi ka lënë pas shumë yje të futbollit. Lista kryesohet nga Ronaldo me 42 gola në kampionat dhe Messi i dyti me 40 gola.

Fituesi shpallet në sajë të golave të shënuar të cilët llogariten me koeficientin e kampionatit. Gashi është shumë poshtë në renditje pasi koeficienti i kampionatit zviceran është i ulët, por ai ka lënë sërish pas shumë yje të futbollit si Ibrahimoviç, Aubameyang, Gignac dhe Hazard. Gashi ka shënuar 21 gola këtë sezon me Bazelin e tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama