Ja pse Kolarov festoi me 3 gishta pas golit te pare ne Elbasan Arena

Ja pse Kolarov festoi me 3 gishta, pas golit te pare ne Elbasan Arena

Lojtari serb Kolarov ngriti tre gishtat për të festuar në Elbasan Arena, pas golit të parë. Me të dyja duart lart, Kolarov e festoi golin me të njëjtin simbol, që përdornin edhe çetnikët serbë në luftën e Kosovës.

Përshëndetja serbe e tre gishtave sipas një shpjegimi në Wikipedia ka disa domethënie, por në origjinë të saj është shprehje e përkatësisë serbe. Në vitet e fundit ky simbol ka marrë ngjyrime të forta nacionaliste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë. Përshëndetja shkon përtej besimit fetar dhe është e njohur shprehja serbe se “Nuk ka kryq pa tre gishtat” (Nema krsta bez tri prsta).

Simbolika serbe me tre gishta u rikthye në përdorim masiv në prag të luftërave të Jugosllavisë në 1988. Atëherë serbët nisën ta përdorin si një simbol kundër shqiptarëve, kroatëve dhe sllovenëve.

“Tre gishtat serbë” konsiderohen një provokim nga shqiptarët, boshnjakë dhe kroatët, pasi simboli ka qenë gjerësisht i përdorur nga çetnikët që kryen masakrat në këto vende. Në Kroaci shumë civilëve serbë, gjatë luftës iu prenë tre gishtat.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama