Ciao Inter Gabigol te klubi me i madh ne bote

'Ciao' Inter, Gabigol te klubi me i madh ne bote

Gabigol është i gatshëm të largohet nga Inter menjëherë pas hapjes së afatit kalimtar të janarit. Gabigol u transferua në Inter si përforcim i madh gjatë afatit kalimtar të verës.

Por, sulmuesi brazilian nuk është duke gjetur hapësirë për lojë në “Giuseppe Meazza”.

Në ndërkohë, ai ka zgjuar interesim nga një prej klubeve më të mëdha në botë, Barcelona.

Ndërsa, “The Sun” ka raportuar se Arsenal e Chelsea po ashtu janë duke e vëzhguar situatën e tij tek Inter, përcjell “Lajmi.net”.

Gabigol është shok me sulmuesin e Barcelonës, Neymar, që mund t’i shërbejë në favor gjigantit katalan për transferimin e tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama