Ne Paris me Doruntinen e Kadarese

Në Paris me  Doruntinën e Kadaresë

Këtë pyetje ngrenë dhe aktorët e rinj të shkollës franceze “Cours Florent”. Me rastin e 10-vjetorit të Shoqatës “Shqipëri - Francë”, shfaqet në Paris drama “Doruntina”, mbështetur në novelën e Ismail Kadaresë “Kush e solli Doruntinën”. Për vënien në skenë të veprës është shfrytëzuar përkthimi në frëngjisht i Jusuf Vrionit, i përshtatur nga Anjeza Mara. Skenografia mban firmën e Marës, ndërsa kostumografia të Clemontine Savarit.

Drama e besës shqiptare (la besa), së cilës Kadareja i ka dhënë ngjyrime policeske dhe misterioze, apo siç njihet ndryshe edhe si legjenda e vëllait të vdekur, e cila qarkullon në disa vende të Ballkanit, interpretohet nga një grup aktorësh të rinj me kombësi të ndryshme, franceze, shqiptare, etj. Mes tyre është edhe Elia Zaharia (vajza e aktores Yllka Mujo) e njohur për publikun shqiptar me interpretimin në filmin “Lule të kuqe, lule të zeza”.

Gjithashtu nën petkat e figurave gjysmëlegjendare interpretojnë Mathieu Bossard, Sebastien Cardi, Nathalie Chikhaoui, Delphine Ghetti, Genevieve Icart, Anelise Charton, Anjeza Mara, Ivan Noëatschok, Joan Petiot dhe Claire Van Rechen. Spektakli shqiptaro-francez shfaqet premierë në datat 5 dhe 6 qershor në ambientet e shkollës “Cours Florent”, ndërsa më 13 qershor në “Maison des Cultures du Monde”. Hyrja do të jetë e lirë, jo vetëm për komunitetin shqiptar në Paris, por edhe për të gjithë francezët, të interesuar të dinë diçka më shumë për Shqipërinë.

A. M,  -  Gazeta Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama