E ndonese te gjithe drejtuesit nder vite pranonin se muzeut perhere i kane munguar ne perberje te tij elementet etnografike, aspak nuk eshte gjetur gjuha e perbashket per t'i sjelle ato ne muze. Projekti i rikonceptimit te Muzeut Kombetar, edhe ky i shumeperfolur e ka pasur ne qender te vemendjes nder te tjera edhe pavijonin apo seksionin etnografik, ndaj edhe, sipas drejtorit Beqir Meta, "ka nisur puna per krijimin e ketij seksioni, i cili deri ne fund te korrikut do te jete i vizitueshem vetem ne nje kat, ndersa me vone do te vijoje puna edhe per katin tjeter". Seksion per ndertimin e te cilit jane akorduar vetem 9 milione leke.
Gjithcka edhe ne saje te nje marreveshjeje mes Institutit te Kultures Popullore dhe Muzeut Kombetar, i cili, ndonese i vonuar, se paku tani ekziston dhe frytet pritet te jene te prekshme ne pikun e sezonit turistik. Pasi kultura jone popullore eshte ajo cka ngjall se tepermi kuriozitetin e turisteve te huaj qe vizitojne Shqiperine, dhe mungesa e nje pavijoni te tille ne muze, ne mungese edhe te nje Muzeu Kombetar Etnografik, ka qene e vijon te mbese thjesht nje absurd.
Trumbetuar edhe si nje prej arritjeve te medha, qe do te kishte fillimi i zbatimit te projektit te rikonceptimit te muzeut, eshte Pavijoni i Pavaresise. Drejtori Meta shprehet se puna per te ka filluar dhe deri ne nentor ai do te jete nje pavijon i vizitueshem. Thelbesore per nje muze jane objektet, por ato nuk mund te krijohen. Sipas Metes, "ne kete vit qe jemi, nuk kemi mundesine te krijojme nje sistem objektesh te vitit 1914, por nese do te kishim pasur nje shtet te rregullt, i cili te shkonte ne menyre lineare, sot do t'i kishim, por ato jane rrafshuar nga lufterat". Ndaj edhe drejtuesi aktual i ketij muzeu shprehet se jemi para alternatives, do bejme apo jo nje muze. E mendohet si e udhes te ndiqet shembulli i Amerikes, ku prej vitesh eshte vene ne funksion teknika multimediale. Edhe ne muzeun tone, me gjasa, teper shpejt do te mund te shohim imazhe origjinale te kohes, ne baze te se ciles eshte ngritur nje pavijon, qe jane marre ne Arkivin Qendror Shteteror te Filmit, te cilat do te jepen edhe ne korrelacion me ate cka eshte perreth ne ate pavijon, ku edhe do te shfaqen.
"Ne bejme ne maksimalen per Shqiperine dhe s'mund te krijojme produkte kulturore", shprehet Meta. Duke lene ne kete menyre te kuptohet qe, nese ka prej atyre qe duan te kene nje Luver ne Shqiperi edhe mund ta kene, por ama nje Luver, i cili shkon baras me kushtet e Shqiperise. Fotografi ne permasa te medha krahas edhe funksionimit te sistemit multimedial do te jene risite edhe ne Muzeun tone Kombetar. Krijimi i Pavijonit te Pavaresise do te jete edhe misherimi shtimit te ketyre elementeve, duke qene se objektet eshte teper e veshtire per t'i siguruar. Ndaj edhe peshen me te madhe do e kete imazhi, pra fotografia si edhe perdorimi i sistemit multimedial, ku do te kete edhe nje sjellje te viteve te kohes. Pasi edhe fotot jane nje element qendror per muzete historike.
Pezull levrimi i fondit per rikonceptimin e muzeut
Ndonese eshte dhene OK per projektin e rikonceptimit te Muzeut Kombetar, nuk ka ende asnje shenje se levrimi i fondit do te nise. Dhe shuma e kerkuar per rikonceptimin e plote te muzeut eshte plot 100 milione leke. Edhe drejtori Meta shprehet se nuk ka OK per keto fonde, por kjo s'i ka lene ata duarkryq. Prej fondit dhene per muzeun per kete vit do te mundesohet krijimi i Pavijonit te Pavaresise, ndersa 9 milione leke jane leshuar per seksionin e etnografise. Meta shprehet se ende nuk ka nje OK nga shteti per gjithe projektin, por ama kemi OK per seksionin e etnografise. Pra, ka nje fillim te projektit per rikonceptim, por vetem ne nje drejtim dhe per momentin jane dhene vetem 9 milione leke per rikonceptimin, nga 100 milione qe jane kerkuar. "Ky eshte nje hap, sipas Metes, ndonese nuk eshte ajo cka ne kemi deshiruar qe prej fillimit, qe muzeu te nise rikonceptimin ne menyre ballore".
Anisa Ymeri - Gazeta Koha Jone











