Aspirina kuron 70 per qind te semundjeve te grate

Aspirina kuron 70 për qind të sëmundjeve te gratë

Por lindi pyetja “A do të funksionojë aspirina edhe për femrat”? Kërkimet për të gjetur përgjigjen e kësaj pyetjeje filluan menjëherë. Ekipi kërkues në Harward Brigham dhe Women’s Hospital u bind për shumë rezultate të arritura për zemrën, mushkërinë dhe gjakun; si dhe u hartua një test i ngjashëm dhe për gratë. Në këtë kohë lindi dhe Women’s Health Study. Gjurmuesi i parë Julie Buring dhe kolegu i tij angazhuan 40000 gra profesionaliste për shëndetin, të cilat ishin rreth moshës 45 vjeç dhe u testuan për 10 vjet. Gjysma e grave morën çdo ditë një tabletë, e cila përmbante 100 miligram aspirinë. Gjysma tjetër e grave morën një qetësues të padëmshëm pak të hidhët, identik me të dhe në të njëjtën sasi. Por në të njëjtën kohë në këtë test u përfshi edhe vitamina E. Gjysma e grave mori vitaminë E dhe gjysma tjetër jo. Pas kursit të testimit rekomanduesit kombëtarë dhe udhërrëfyesit në përgjithësi iu përqasën këtij zbulimi. Kjo nuk ishte e lehtë, por efekti shumë i mirë që jepte aspirina te meshkujt bëri që dhe gratë ta përdornin aspirinën për të parandaluar atakun kardiak. Këtu zë vend dhe një fjalë e urtë angleze “çfarë është e mirë për patokun, është e mirë dhe për patën”. Me pak fjalë, aspirina e dha efektin e saj si te meshkujt ashtu edhe te femrat. T’i rezervosh vetes energji, është zgjedhja më e mirë.
Anët e errëta të aspirinës
Kur arrin në zemër aspirina ka aftësi të parandalojë mpiksjen e gjakut. Ky grumbull i qelizave të kuqe të gjakut, pllakëzave të gjakut dhe proteinat fijëzore mund të bllokojnë enët e gjakut që ushqejnë zemrën dhe trurin. Marrja e shumtë e aspirinave mund të shkaktojë rrjedhje gjaku në zorrë apo në organe të tjera të brendshme. Kjo mund të shkaktojë hemorragji. Rezultatet e institutit kërkimor shpallën edhe rreziqet që sjell aspirina veçanërisht te gratë. Edhe gjatë testimit të bërë për aspirinën pati raste ku gratë patën hemorragji pas marrjes së aspirinës. Por në disa raste rrjedhja e gjakut është me probleme serioze jo për ata që marrin aspirina, por dhe për ata e kanë të nevojshme transfuzionin e gjakut.
Efektet e shëndetshme të aspirinës
Aspirina është pranuar se ndihmon meshkujt dhe femrat në këto situata:
Si do të kuptohet kjo?
Në terma të përgjithshëm, një aspirinë në ditë është e një ide e mirë për një grua të shëndetshme mbi moshën 65 vjeç, por jo për gratë në moshë më të re. Aspirina përpiqet të parandalojë atakun kardiak apo rritjen e rrahjeve të zemrës, edhe për ata persona që nuk vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Aspirina është e rekomanduar për shumë gra dhe burra me sëmundje zemre apo shqetësime të tjera të kësaj natyre. Por a mund të përdoret aspirina nga të gjithë? Shumë faktorë ndikojnë që aspirina të mund të na ndihmojë, dëmtojë apo të shkaktojë efekte të tjera. Një nga këta faktorë ndikues është mosha juaj. Faktorët e tjerë varen nga organizmi i gjithësecilit. Pra përdorimi i aspirinës duhet të paraprihet nga një konsultim me mjekun dhe nga një analizë e përgjithshme e gjakut, kjo për të parë a jeni të predispozuar për të patur atak kardiak apo nuk rrezikoni diçka të tillë. Por një studim në Amerikë ka folur për një mënyrë tjetër se si të parandalohen këto sëmundje. Sipas këtij studimi, gratë të cilat ushtroheshin 4 herë në javë nuk pinin duhan, kishin një peshë të përshtatshme trupore, një dietë të shëndetshme dhe pinin vetëm një gotë verë në ditë, ishin më të shëndetshme sa gratë që nuk zbatonin këtë praktikë. Këto gra nuk patën as efekte anësore nga përdorimi i aspirinës.
Çfarë është aspirina, dhe si njihet në mjekësi

Aspirina emrin e saj të vërtetë e ka acid salicilik dhe gjatë metabolizmit të vet transformohet në salicilat. Salicilati lidhet me albuminën,që ka aftësi të lidhë edhe ilaçe të tjera. Ajo që më shumë përmendet në rastet kur këshillohet kujdes në përdorim e shumë ilaçeve është që aspirina të mos jepet në të njëjtën kohë me warfarin (antikoagulant që bllokon një enzimë në metabolizmin e vitaminën K, që duhet për të formuar faktorët e ndryshëm për mpiksjen e gjakut). Një përdorim i aspirinës me warfarin psh mund të japë rrezik të madh për faktin se lidh albuminën (gjë që e bën edhe warfarini) por në këtë rast kemi një kompeticion për lidhjen me albuminën mes 2 ilaçeve dhe përqendrimi i warfarinit që është aktiv mund të rritet si pasojë e spostimit të sasisë së lidhjeve më shumë drejt aspirinës.

Aspirina ul rrezikun e kancerit

Shkencëtarët thonë se sipas një studimi të ri gratë që marrin rregullisht aspirinë mund ta pakësojnë rrezikun për t’u prekur nga kanceri në gjoks. Në këtë studim morën pjesë 3 mijë gra nga New Yorku, dhe rezultoi se ato gra që merrnin aspirinë ishin më pak të rrezikuara për të patur kancer në gji, se sa ato që nuk merrnin aspirinë. Kështu mjekët arritën në përfundimin se marrja e një aspirine në ditë mendohet se pakëson rrezikun e kancerit të gjirit me rreth 25 për qind dhe se një tip i veçantë të kancerit të gjirit që kushtëzohet nga hormoni i estrogjenit. Mjekët thonë se aspirina duket se zhduk prodhimin e hormonit të estrogjenit në gji. Estrogjeni është pjesërisht faktori që shkakton 70 për qind të kancerit të gjirit.

Të gjitha dhimbjet që kuron aspirina

Dhimbjet e kokës janë të padurueshme për cilindo si dhimbjet poshtë vetullave ashtu edhe në tëmthat. Substanca që i lehtëson dhimbjet u zbulua pikërisht 103 vjet më parë. I njohur si acid acetilsalicilik, aspirina ka një histori të suksesit të rrallë. Efektet për lehtësimin e dhimbjeve të acidit salicilik njiheshin që në kohët e lashta. Sipas mjekut Gebel, shumë pacientë që përdorin aspirinën për të luftuar migrenën janë plotësisht të kënaqur edhe për faktin se ajo ka pak efekte anësore kundrejt paracetomolit, i cili mbart më shumë rreziqe për dëmtimin e veshkave, aspirina ka pak tregues për efekte të padëshirueshme anësore. Mjekët tregojnë se aspirina ka edhe cilësi të tjera si pakësimin e inflamacionit dhe ul temperaturat e larta, por ajo është e dobishme në parandalimin e atakeve në zemër dhe të sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.

Dy aspirina në ditë për zbokthin dhe shiatikun

Përdorimi i dy aspirinave në ditë largon dhimbjet e nervit shiatik. Në vendin tonë, si kurë apo masazh përdoren pomada të krijuara në mënyra popullore, siç është dhe përzierja e 100 gramëve jodi, 30 gramë vajguri, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 30 kokrra aspirinë dhe rozmarinë, pomadë e cila mund të përdoret gjate 10 ditëve. Gjithashtu nëse shkrini dy aspirina brenda sasisë së shampos me të cilën do të lani flokët kjo ju ndihmon për të larguar zbokthin. Specialistët këshillojnë që kjo lloj maske të përdoret 6 herë në muaj, për pesë muaj rresht.


Marre nga : Gazeta TiranaObserver


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama