Eshtë një video që provon se romanca nuk ka vdekur. Jo më kot ajo është shpërndarë mbi 60 milionë herë në rrjetet sociale. Video është realizuar në një aeroport në Amerikë dhe tregon një burrë të moshuar, të veshur shik, që pret gruan e tij me një buqetë lulesh në duar. Takimi i tyre ngjan me atë të adoleshentëve të dashuruar për herë të parë.