Adoleshentja shkruan mesazh ne shkretetire per babain astronaut

Adoleshentja shkruan mesazh ne shkretetire per babain astronaut

Meqënëse posta nuk funksionon deri në hapësirë, një 13 vjeçare nga Houston, Texas vendosi të ishte paksa kreative për të arritur t’i dërgonte një mesazh të atit astronaut. 13 vjeçarja Stephanie vendosi se telefonatat në distancë të largët nuk mjaftonin për t’i treguar të atit se sa shumë ajo e donte atë, kështu që vendosi të krijojë një mesazh të dukshëm që tregonte se e kishte marrë malli.

Herën tjetër që babai i adoleshentës u dërgua sërish në hapësirë nga NASA, ajo krijoi një projekt arti të stërmadh në shkretëtirë, i cili mund të shihej edhe nga Stacioni Hapësinor Internacional.

Astronauti është i dhënë mbas fotografive dhe pëlqen t’i bëjë foto Tokës ndërkohë që qëndron në hapësirë. Kompania e makinave përdori 11 vetura për të ‘vizatuar’ mesazhin në shkretëtirën e krijuar nga tharja e liqenit Delamar në Nevada. Gjithashtu edhe një helikopter për mbajtjen e koordinatave. Mesazhi shkruante ‘Steph love’s you’…’Steph të do’.

Babai i saj bëri një foto të mesazhit për t’i treguar të bijës së plani i saj kishte funksionuar. Mesazhi ka një madhësi prej 5’556’411.86 metër katrorësh dhe është shpallur si imazhi më i madh në botë i krijuar nga gomat e makinave, nga Guinness World Record.

Skema është kthyer edhe në një video për fushatën e re publicitare të kompanisë së makinave Hyundai.

Jo të gjithë fëmijët e bëjnë këtë për prindërit.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama