Live ne TV! Kjo video ka tronditur boten

Live ne TV! Kjo video ka tronditur boten

Ky është momenti i pabesueshëm kur një kampion bote në sërf ndalon një peshkaqen, që ishte nisur për ta sulmuar. Gjithçka ndodhi live në TV!

Besojeni ose jo, Mick Fanning luftoi me peshkaqenin e bardhë të madh gjatë raundit final të J-Bay Open në Afrikën e Jugut. 34-vjeçari e përshkroi kështu momentin e tmerrshëm: “Po prisja për dhëmbët që të vinin drejt meje”.

“Menjëherë kërceva larg. Peshkaqeni po vinte drejt meje dhe unë po shqelmoja dhe po ulërija. Pashë vetëm pendën. E godita në pjesëm e pasme”.

Komentatori i garës tha se kjo ishte gjëja më e tmerrshme që kishte parë ndonjëherë. Kurse menaxheri i sërfistit tha se kishte frikë se mund të ndodhte më e keqja. Rivali i Fanning ishte në ujë kur ndodhi incidenti dhe shpërtheu në lot.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama