Italiani i dashuruar me Shqiperine Eshte 20 vjet perpara nesh

Italiani i dashuruar me Shqiperine: Eshte 20 vjet perpara nesh

Lambrenedetto, një italian shumë i afeksionuar me Shqipërinë, thur vetëm lavde për vendin tonë. Nuk dihet nëse është më shumë i zhgënjyer nga Italia, apo vërtet e ka lënë kaq shumë të mrekulluar Shqipëria, gjithsesi fjalët që ai thotë për vendin tonë të bëjnë vërtet përshtypje.

Ok tani kam një ide më të qartë për Shqipërinë pas 7 orësh udhëtim nëpër fshatëra dhe qyteza. Janë thuajse në kufi me Greqinë, vende të mrekullueshme, u emocionova dhe nuk e mendoja as vetë se mund të kishte një vend kaq të bukur. Njerëz të mrekullueshëm, kishte vite  që nuk gjeja një vend ku një italian të pritej kaq mirë. Bëra 300 Km rrugë ndërmjet kodrave dhe maleve dhe në tërësi janë njëmijë herë më mirë se Lombardia, as që krahasohen, mund të jenë 20 vjet përpara në krahasim me atje, por edhe më shumë se 20 vjet, sepse nuk besoj se Lombaria pas 20 vjetësh do të jetë si Shqipëria sot”, – janë disa prej komenteve të italianit që dashuron Shqipërinë.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama