Kumanova tronditi Ballkanin policia nuk bllokoi valet gjate perleshjeve

Kumanova tronditi Ballkanin, policia nuk bllokoi valet gjate perleshjeve

Gjatë përleshjes së armatosur më 9 maj në Kumanovë, valët e celularëve nuk janë ndërprerë, ndërsa në protestën e opozitës antiqeveritare ata nuk funksiononin.

Agjencia e lajmeve “Zhurnal”, hedh dyshime për faktin që Ministria e Brendshme nuk bllokoi valët e telefonave duke e quajtur një veprim të tillë të qëllimshëm. Sipas medias maqedonase, gjatë një aksioni aq të rrezikshëm ministria duhet të bllokonte valët, që të shmangte komunikimin për ndonjë keqpërdorim të mundshëm.

Sipas burimeve nga “Zhurnal”, policia me qëllim nuk ka shfrytëzuar bllokatorin e valëve, për të pasur kontakte të vazhdueshme me grupin e armatosur. Sipas saj, dyshimi rritet më tej për një skenarë të koordinuar mirë mes grupit të armatosur dhe shërbimeve sekrete.

Gjatë gjithë ditës së përleshjeve, qytetarët në lagjen e Trimave kanë mundur të komunikojnë përmes telefonave celularë. Ndryshe, gjatë kohës së protestave të opozitës para qeverisë në Shkup u bllokuan të gjitha lidhjet telefonike dhe të internetit.

E gjithë kjo sipas njohësve të sigurisë, bëhet nga organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët përmes një “bllokatori të valëve” bllokojnë të gjitha valët e operatorëve celularë në një diametër prej 1 kilometër, ku mbahej protesta. Thuhet se kjo bëhet për shkaqe sigurie, që fotografitë dhe atmosfera e protestës të mos përcillej në rrjetet sociale.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama