Një peshkaqen gjigand, 2.2 metra, doli pasditen e djeshme në plazhin Centrali në qytetin e Sarandës. Peshkaqeni ishte i ngordhur, pa dhëmbë dhe nofulla. Për shkak se kjo vera ka qenë e mbushur me lajme për ndotjen e bregdetit të jugut nga anijet e huaja, kryesisht greke, ka spekulime se kjo mund të jetë vepër e grekëve.