Ta festosh fitoren e Kombetares me automatik

Ta festosh fitoren e Kombetares me automatik

Fitorja e Kombëtares kundër Armenisë në “Elbasan Arena” është festuar me të shtëna armësh nga një tifoz në Shqipëri. Të shtëna me automatik. Kjo është mënyra e pazakonta që ky tifoz ka zgjedhur të festojë. Nuk dihet identiteti dhe vendi nga është regjistruar videoja, ku dëgjohen brohërimat e më pas krismat. Me flamurin kuqezi mbi shpatulla dhe i ndjekur nga pas një tjetër person që filmon, tifozi del jashtë mjediseve ku po ndjek ndeshjen dhe qëllon në ajër. Videoja është hedhur në “YouTube” një ditë më parë në përfundim të ndeshjes.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama