Reagime shokuese kur i pastrehu u ofron leke kalimtareve

Reagime shokuese, kur i pastrehu u ofron leke kalimtareve

Një eksperiment social ka treguar sesi sillen njerëzit nëse një i pastrehë rri në rrugë dhe u ofron atyre para. Regimet janë tronditëse dhe aspak njerëzore, madje shumë më të këqija sesa kur dikush lyp para. Video tregon sesi e projektojnë veten njerëzit, ata që japin si më të mirë dhe ata që marrin lëmoshë si të “braktisur nga jeta”.

Madje në video një burrë me arrogancë i drejtohet “lypësit” se ai ka aq para sa ta blejë dhe atë. Duket se ajo që vlerësohet më pak në ditët e sotme është mirësia, e cila mund të vijë edhe nga njerëz që ndoshta nuk ia kanë dalë dot mbanë si ca të tjerë të jenë të suksesshëm. Në fund të ditës edhe një i varfër mund të jetë shumë më i psur, në varësi të asaj se çfarë ka në shpirtin e tij.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama