Snap Me Up alarmi i mengjesit qe fiket vetem me selfie

'Snap Me Up', alarmi i mengjesit qe fiket vetem me selfie

Alarmi i telefonit është kthyer sot në një ndër mënyrat më të mira për zgjimin nga gjumi i rëndë i natës, por për shumë persona ai është mjaft i bezdisshëm. Kur bie alarmi një pjesë e madhe tentojnë ta ndërpresin atë duke shtypur butonin ‘snooze’.

Një aplikacion i ri i quajtur “Snap Me Up” e vendos alarmin në një nivel të ri. “Snap Me Up” ju detyron të shkrepni një selfie nëse doni të fikni alarmin. Kjo është një mënyrë tepër e zgjuar pasi që të shkrepni një selfie ju duhet të keni hapur sytë plotësisht. Hapja e syve do të thotë që ju jeni tashmë gati për tu çuar nga krevati dhe për të nisur ditën tuaj.

Por për të qenë të sinqertë ideja e këtyre alarmeve që ju detyrojnë të bëni diçka në mënyrë që alarmi të fiket, nuk është e re. Ka disa lloje alarmesh që ju detyrojnë të zgjidhni një puzzle që ai të përfundojë. “Snap Me Up” ka si qëllim ti afrohet më shumë realitet të të rinjve sot, të cilët e kanë kthyer selfie-n në një trend.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama