Infermieri i propozon per martese gruas qe i shpetoi jeten

Infermieri i propozon per martese gruas qe i shpetoi jeten

Infermieri Cameron Hill shpëtoi jetën e Melissa Dohme, pasi ajo u qëllua 32 herë me thikë nga ish i dashuri i saj. Tani, çifti po martohet, pas një propozimi publik.

Kjo në fakt nuk është një tjetër video e lezetshme ku një burrë i propozon të dashurës së tij, pasi kemi parë plot si këto. Nuk është video e përpunuar, nuk përfshin drita, fëmijë, yje festivë, kamera të fshehta etj. Thjesht ajo ju kthen besimin tek njerëzimi. Cameron Hill dhe Melissa Dohme janë takuar në rrethana të tmerrshme, në janar të 2012, kur Hill, një infermier i zjarrfikësve nga Clearwater i Floridas iu përgjigj një thirrjeje në telefonin e policisë.

Kur mbërriti në vendngjarje, ai pa se Dohme ishte goditur me thikë 32 herë në fytyrë, në qafë nga i dashuri i saj i atëhershëm. Ajo qëndroi tre javë në spital, pasi kaloi katër herë goditje në zemër. Doktorët ishin të pasigurtë nëse ajo do të fliste apo do të ecte sërish. Por ajo bëri një përmirësim të dukshëm dhe u zotua të takonte personat që i shpëtuan jetën.

Ajo u takua sërish me Hill, nëntë muaj pas sulmit. Çifti shkëmbeu numrat dhe pranojnë se që prej asaj dite janë bërë të pandashëm. Të hënën, Dohme ishte në një ndeshje baseball të skuadrës së qytetit, Tampa Bay Rays me New York Yankees. I dashuri i saj i jep një top baseball për të bërë hedhjen e parë, në të cilën shkruhej: “Do martohesh me mua?”. Natyrisht, ajo tha po, dhe videoja e propozimit u bë virale online. Ndërkaq, ish i dashuri i Dohme, Robert Lee Burton Jr, u dënua me burgim të përjetshëm, në vitin 2013.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama