Femrat apo meshkujt ja kush jane me mire ne timon

Femrat apo meshkujt, ja kush jane me mire ne timon

Sipas një studimi të ri të kryer në Angli nga një kompani sigurimesh, rezulton se femrat janë më të mira në timon. Gjatë një muaji 50 burra dhe gra u futën në provë ndërkohë që 200 persona të tjerë survejonin. Ata iu nënshtruan 14 provave të ndryshme. Studimi zbuloi se vetëm 1% e grave futeshin në mënyrë të rrezikshme në trafik, ndryshe nga 14% e meshkujve.

16% e femrave pranuan se kanë përdorur telefonin gjatë ngjarjes së makinës, kundrejt 24% të meshkujve që e bënin këtë gjë rregullisht. Femrat dolën më mirën edhe në testet e tjera p.sh përdorimi i mire i pasqyrave, shpejtësisë dhe rreziqet përkatëse. Në total, femrat gjithsej grumbulluan 23.6 nga 30, ndërsa meshkujt 19.8 nga 30.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama