Kengetari shqiptar triumfon ne Sanremo hyn ne finalen e madhe

Kengetari shqiptar triumfon ne Sanremo, hyn ne finalen e madhe

Kantautori shqiptar, Ermal Meta, është kualifikuar në finalen e madhe të Sanremos 2016. Kënga e tij “Odio le favole” (I urrej përrallat) e krijuar dhe interpretuar nga vetë ai, është zgjedhur mes dy më të mirave për këtë kategori, sa i përket natës së dytë.

Ermal Meta ka lindur në Fier, por familja e tij ka emigruar më pas në Itali, ku ka njohur sukses me grupin “La Fame di Camilla”.  Kantautori i pop rock-ut ka nisur karrierën solo, e po pritet me mjaft interes nga publiku italian në këtë pjesëmarrje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama