Rrotulloni timonin dhe "makina" shfaqet si një motor, korrekton të gjitha trajektoret dhe shfaqet si një rrufe e vërtetë. Kjo po ndodh mbi timonin e "Carver One", një prej mjeteve më të pabesueshme të provuara më parë: tri rrota, me dy të pasmet fikse që shtyjnë përpara gjithë makinën.
E gjitha kjo me motorin "Toyota" me 4 cilindra turbo prej 659 kuaj/fuqi, si edhe 68 kuaj/fuqi në gjendje që të arrijë nga 0 në 100 km/h vetëm në 8,5 sekonda dhe me një çmim që shkon deri në 37 mijë euro e më lart. Vendet e qëndrimit janë dy, njëri pas tjetrit. Prezantohet në këtë mënyrë modeli i revolucionarizuar i mjetit me tri rrota, i holandezit Carver, i ndërtuar në një fabrikë gjermane të "Prodrive" (që si "kartëvizitë" mund të krijojë edhe një skuadër të Formula 1 dhe ka pronësinë e Aston Martin, i cili sapo është shkëputur nga "Ford").
Por më shumë se sa paraqitjet e vrullit dhe të shpejtësisë, ato që të habisin më tepër këtu janë ndjesitë që provon teksa drejton një model të tillë. Carver duket sikur po fluturon mbi asfalt dhe lehtësia me të cilën ajo arrin shtrirjen në kthesa (duke arritur
madje deri në 45 gradë, që është edhe një rekord botëror për një model të tillë) është edhe suksesi i kësaj kënaqësie. Sa për ta kuptuar më mirë duhet thënë që, për të arritur një shtrirje të tillë, është e rëndësishme që një guidë të tillë ta arrish në pistë, pasi atje mund të provohet një eksperiencë e mrekullueshme. Me një "Carver" ndërkohë është shumë e lehtë që të arrihet ky rrotullim dhe shpejtësia me të cilën realizohet parkimi që lejon akrobaci të tilla.
Ndërkohë, kur udhëtohet me shpejtësi të madhe, ky mjet i çuditshëm të jep ndjesinë e fortë të sigurisë, nuk krijon lëkundje dhe ka një frenim shumë të mirë. Në kthesa mban trajektoret me koherencë, por është e rëndësishme që të përshtatesh me komandimin e timonit të jashtëzakonshëm, pasi shpejtësia me të cilën starton në fillim mund edhe t‘ju çorientojë.
Nuk ka asnjë problem ndërkohë me manovrat (rrezja e timonit mund të shkojë deri në 9,5 metra), por duhet të bëhen mirë llogaritë me një timon që mund të jetë shumë i ashpër. Në të vërtetë, çdo dyshim për një makinë normale, apo me një motor, kërkon kohë për t‘u kuptuar, sepse "Carver" është diçka vërtet e paparë. "Jam në Itali prej dy ditësh, ka shpjeguar holandezi Riko Kruit, drejtori i shitjeve të "Carver", dhe falë modelit tonë të ri prej 3 rrotash kam mësuar menjëherë tri fjalë: Çfarë kali është"? Efektivisht impakti i parë në një mjet të tillë është plotësisht shokues.
Pak a shumë, si për shaka, ajo duket si një "Jet" i vogël, pak a shumë si pjesët e saj të jashtëzakonshme. Por kush mund të blejë një "Carver"? "Nuk mund të gjesh një klient tip për një mjet të tillë, ka shpjeguar Giuseppe Cesura, presidenti i "Carver" për Italinë, ashtu sikundër nuk ekziston asnjë makinë apo mjet tjetër që ta konkurrojë atë. Gjithsesi, aktualisht ne besojmë se për vitin 2007 do të arrijmë të shesim 70 mjete të tilla, por nëse arrijmë më shumë, kjo është akoma më mirë".
Dhe nëse e thotë Cesura (njeriu që arriti të shesë 2000 "Segway", mjet me dy rrota, që është bërë shumë i njohur nga të gjithë me emrin "Ginger", për të cilin kemi folur që nga viti 2001), është diçka që duhet të besohet. Edhe pse prodhimi vjetor i tyre është 500 copë në vit, në vitin 2008 ato do të arrijnë në 1500 copë. "Jemi në fillimin e një aventure të re, vazhdon të tregojë më tej Cesura, pasi në vitin 2008 në treg do të jetë një ‘Carver‘ hibrid, ndërsa në vitin 2010 është një version i ri me tri vende. Dhe jo për gjë, po politekniku i Torinos ka kërkuar një ‘Carver‘. Është e çuditshme vërtet, por studiojnë modelet e reja të sistemit të transportit dhe duan të shesin si funksion këtë ide të re holandeze".
Për momentin "Carver" blihet vetëm online, duke hyrë në kontakt direkt me selinë e Italisë në Kremona dhe për lejimin e saj duhet të kontaktosh klientët të gjithë me radhë, duke arritur që në kohë reale t‘u tregosh gjendjen e avancimit të këtij prodhimi serie në "web cam" të montuara në fabrikën gjermane dhe për të garantuar asistencën e personalizuar sipas nevojës, ashtu siç edhe vjen për makinat e garave.
Marre nga : Gazeta Shqip











