Ja vendi qe i paguan mire dembelet

Ja vendi qe i paguan mire dembelet

“Aftësia konkurruese gjermane po ulen”, paralajmëron Instituti Gjerman i Ekonomisë. Ndërsa vendet jugore evropiane ende po vuajnë nën kërkesat për reforma strikte. Kush ka të drejtë?

Nëse i beson gazetës “Die Welt”, atëherë Greqia është turpëruar mjaft javën e kaluar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. “Ne jo vetëm që duhet të jemi më të aftë për konkurrencë në treg, por edhe më produktivww”, ka deklaruar kryeministri Tsipras. “Ne nuk mund t’i kemi parasysh vetëm kostot e prodhimit.” Publiku i mbledhur ishte i befasuar dhe sillte kokën, sepse Tsipras nuk ishe i njohur me parametrat që ndikojnë në kostot e prodhimit dhe aftësinë konkurruese.

Ai që do të jetë më efikas në prodhim, mund të ofrojë edhe rroga më të larta, sepse është në gjendje të mbulojë kostot e prodhimit pa e dëmtuar aftësinë konkurruese. Por duket se Tsipras nuk e ka kuptuar ndërlidhjen mes rrogave, aftësisë konkurruese dhe prodhimit. Ndaj vendosi që edhe njëherë të krijojë programin e shpëtimit, të hartuar nga BQE, FMN dhe Komisioni Komisioni i BE.

Greqia e di shumë mirë se cilat janë argumentet për krizën e borxheve dhe ato po diskutohen jo vetëm nga e ky vend por edhe nga ekspertët amerikanë. Gjermania për gati një dekadë ka insistuar për kursime dhe shkurtimin e rrogave në vendet e prekura nga kriza si Greqia, dhe kështu ka fituar aftësi konkurruese brenda Eurozonës, kritikojnë këto vende. Por Christoph Schröder, Senior Researcher ne Intitutin Ekonomik Gjerman, thotë se kjo tezë nuk është fare e vërtetë. Për pohimet e këtilla nuk ekzistojnë studime empirike. Ai mendon se “Gjermania nuk ka përfituar nga ky proces”. Përkundrazi, “aftësia konkurruese e Gjermanisë po bie”. Po a ka ai të drejtë?

Të dy palët po përdorin argumentin, të cilin duket se Tsipras nuk e njeh fare: kostot e pagave. Kjo për faktin se kostot e punës nuk janë vendimare, por lloji dhe sasia e prodhimit me këto kosto. Por të dyja palët shikojnë kohëzgjatje të ndryshme pune.

Mesatarisht kostot e pagave në Gjermani janë rritur mes vitit 1991 – 2014 në vit rreth 0,5%. Edhe tek konkurrenca e huaj ato kanë mbetur konstante. Rritja e kostove në vendet e tjera evropiane ka qenë e njëjtë si në Gjermani. Pra nuk mund të flitet fare për pëprarësi në konkurencë.

Kritikët e Gjermanisë kanë marrë parasysh një periudhë tjetër kohore për llogaritje. Christoph Schröder thotë se kur bëhet fjalë për përparësitë e Gjermanisë, mund të flitet eventualisht për periudhën 1999 bis 2007 – por vetëm në krahasim me vendet e tjera të Eurozonës. Por politika e pagave në vitet e fundit e ka rrënuar sërish këtë gjendje. Ndaj në studimin e fundit të IW thuhet se palët duhet të kenë kujdes kur bëhet fjalë për rritjet e ardhshme të rrogave. Rritja e mëtejshme e kostove për paga me siguri që mund të ndikojë edhe tek çmimet e mallrave. Kjo ndikon edhe në uljen e konsumit dhe në dobësimin ekonomisë gjermane.

Një argumentim i çuditshëm, sepse paga më të larta do të thotë edhe më shumë para për konsumatorët ptrivatë, të cilët blejnë në këtë vend më shumë. Por të dyja palët ndoshta nuk kanë të drejtë deri në fund. Kostot e pagave janë një shenjë se ku qëndron një vend në konkurrencën ndërkombëtare. Një rol të rëndësishëm luajnë edhe faktorë të tjerë. Gjermania me pajisje stabile energjitike, siguri juridike dhe ekonomi të rregulluar, infrastrukturë të mirë dhe raporte konstruktive pune siguron një ekonomi më të qëndrueshme. Me fjatë të tjera, jo vetëm kosotja vendos për aftësinë konkurruese në treg, por edhe shumë faktorë të tjerë, si dhe niveli i kualifikimit të bashkëpunëtorëve dhe prodhimet inovative.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama