Shqiperia ne listen e vendeve qe duhet vizituar ne 2016

Shqiperia ne listen e vendeve qe duhet vizituar ne 2016

Sipas revistës Review, Shqipëria është shteti i parë në listë kur renditen vendet që duhet vizituar në vitin 2016. Në një artikull të publikuar nga kjo revistë u sugjerohet të gjithë turistëve që zakonisht vizitojnë Greqinë e Kroacinë e që nuk kanë dëgjuar për Shqipërinë të “eksplorojnë” bregdetin shqiptar dhe gjitha pasuritë natyrore dhe kulturore që ka ky shtet.

Sipas kësaj reviste, në Shqipëri vizitorët mund të gjejnë një përzierje të kulturave dhe zakoneve.

Review thekson pika turistike siç është qyteti antik i Butrintit, që mbrohet edhe nga UNESCO.

Pas Shqipërisë në këtë listë radhiten edhe Kolumbia, Kina, Nepali, Jordania, Kanada, e vende të tjera.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama