Zbulohet aparati per te marre mesazhe nga e ardhmja

Zbulohet aparati per te marre mesazhe nga e ardhmja

Shumë shpejt njerëzimi do të marr mesazhe nga e ardhmja. Shkenctarët kanë arritur në përfundime revolucionare dhe sipas tyre, njerëzit do të jetë në gjendje që të pranojnë mesazhe nga e ardhmja.

Profesori i Fizikës nga Konektikati i SHBA – së, Ronald Mallett, thotë se për momentin udhëtimi fizik në kohë është i pamundur, por ne mund të shpikim një aparat, i cili do të na mundësonte marrjen e mesazheve nga pasardhësit tanë, nga fëmijët të cilët ende nuk kanë lindur  dhe që mund t’a përdorin një pajisje të tillë për të kontaktuar me ne.

Mallett beson se shkenca është në gjendje që t’a prodhojë një manikeri të tillë dhe se drita mund të ndryshojë kohën. Por, ai thotë se mesazhet mund të barten vetëm në një drejtim, nga e ardhmja tek e kaluara, vetëm pasi të shpiket aparati në fjalë.

Kujdes! Një aparat i tillë sipas profesorit Mallet nuk mund të blihet nga çdo njeri. Ai i ka vendosur edhe çmimin, i cili, do të kushtojë rreth  250,000 dollarë.

Ky lajm ka frymëzuar edhe regjisorin Spike Lee, në bashkëpunim me skenaristin Ian Harnarine të cilët po planifikojnë që të bëjnë një film me këtë temë./tvklan.al


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama