Ja 5 gjerat qe duhet te fshini nga Facebook per te siguruar te dhenat tuaja

Ja 5 gjerat qe duhet te fshini nga Facebook per te siguruar te dhenat tuaja

Rrjeti social Facebook është një rrjet që tashmë di shumë informacione për ju, por e gjithë kjo normalisht e ka një anë negative. Këto informacione që ruhen dhe ndahen në faqen sociale mund të përdoren për qëllime negative ndaj është e nevojshme që të tregoheni të kujdesshëm për të dhënat që keni në profilin tuaj. Ndoshta nuk dëshironi t’i fshini, megjithatë bëni mirë të dini se çfarë po postoni.

Gjërat që ju interesojnë Siç e kemi theksuar edhe herë të tjera, gjërat të cilat ju interesojnë janë burimi kryesor i Facebook për t’ju shfaqur reklama të caktuara. Rrjeti social e bën këtë duke ju inkurajuar që të pëlqeni gjëra, që mbeten në profilin tuaj dhe duke marrë me mend gjëra që mund t’ju interesojnë bazuar nga ato që keni “pëlqyer”, si dhe aktivitete të tjera. Por ky informacion për disa mund të jetë privat, e të tjerë nuk dëshirojnë që njerëzit të dinë se çfarë i intereson.

Ditëlindjen Ditëlindjet në Facebook janë kthyer tashmë në një traditë, të gjithë urojnë dhe postojnë në mur. Por bëni kujdes, pasi data e lindjes është informacion sensitiv që mund t’i japë njerëzve më shumë akses në llogaritë tuaja bankare apo në llogari të tjera personale. Ndaj është më mirë që të mos e bëni publike ditëlindjen.
Adresa e shtëpisë Me siguri nuk do t’ia jepnit adresën e shtëpisë një të panjohuri. Por duke e postuar në Facebook, po bëni pikërisht këtë. Njerëzit shpesh e vendosin adresën e shtëpisë kur planifikojnë evente, apo dhe thjeshtë duke e postuar në faqe. Më e mira që mund të bëni, nëse dëshironi t’ia jepni adresën dikujt është t’ia shkruani me një mesazh direkt.

Ku keni punuar apo shkolla që keni ndjekur Një mënyrë shumë e mirë për të rigjetur kontaktet me ish-kolegë e miq të shkollë, madje edhe për të gjetur një punë të re. Por mund të jetë gjithashtu një mënyrë që të tjerët t’ju gjejnë me lehtësi. Nëse jepni një rezyme të detajuar të çdo gjëje qëkeni bërë, të tjerët do ta kenë shumë më të thjeshtë t’ju gjejnë pasi profili juaj do të dalë në çdo kërkim që tjetri bën dhe në grupe ku bëni pjesë. Ndaj mos ndani gjithçka.

Informacione të vjetra, të sikletshme Ky nuk është një shqetësim që lidhet me privacinë më shumë sesa me krenarinë. Duke qenë se tashmë Facebook është i vjetër dhe ka ndryshuar shumë, mesiguri kjo ka ndodhur edhe me ju. Kjo do të thotë se informacione që mund të jenë disi të sikletshme ndodhen ende në Facebook. Është mirë që t’i kontrolloni dhe të hiqni çfarë mendoni se nuk është më e përshtatshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama