Call of Duty blen Candy Crush Saga per 5.9 miliarde euro

'Call of Duty' blen 'Candy Crush Saga' per 5.9 miliarde euro

Kompania amerikane e lojërave kompjuterike, Activision Blizzard, që prodhon lojërat “World of Warcraft” dhe “Call of Duty” do të blejë kompaninë King Digital Entertainment, krijuesin e lojës “Candy Crush Saga”.

Marrëveshja vlen 5.9 miliardë euro.

Activision thotë se blerja do e bëjë atë një lider global në këtë fushë.

Kompnia thtë se do ketë më shumë se gjysmë miliard përdorues aktivë në 196 vende.

Candy Crush Saga është një nga lojërat më popullore në celular.

Ndërkohë “Call of Duty” është një nga lojërat më të shitura për pajisje lojërash.

Megjithatë shumë komani po e zhvendosin vëmendjen nga shitja fizike e lojrëave në rritjet dixhitale, pasi shumë përdorues po heqin dorë nga pajisjet e tjera për t’u fokusuar tek loja në celular.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama