Strasburgu nis shqyrtimin e padise se Delijorgjit kunder shtetit shqiptar

Strasburgu nis shqyrtimin e padise se Delijorgjit kunder shtetit shqiptar

Padia e biznesmenit Mihal Delijorgji kundër Shqipërisë do të gjykohet nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut me qendër në Strasburg. Seanca e parë do të zhvillohet në datën 28 prill.

Biznesmeni ka paditur shtetin shqipta, pasi sipas tij, në bazë të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, kërkesat e tij për t’u liruar nga burgu, nuk janë marrë në shqyrtim edhe pse afatet ishin tejkaluar. Delijorgji pretendon se është mbajtur me pa të drejtë në paraburgim për cështjen e shpërthimit në Gërdec dhe kjo i ka shkaktuar dëme ekonomike në biznesin e tij.

Biznesmeni ishte kontraktuar nga qeveria “Berisha” për demondimin e armëve luftarake në Gërdec, ku nga shpërthimi mbetën të vrarë 26 njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama