Ekspozita e Punimeve Artizanale ne Muzeun Kombeta

Ekspozita e Punimeve Artizanale ne Muzeun Kombeta
Në datën 22 deri në datën 24 shkurt në Muzeun Historik Kombëtar do të hapet ekspozita e punimeve artizanale të grave kuksiane. Është një aktivitet i ASET i cili zhvillohet në kuadër të projektit "Mbështetja e grave artizane për tu përfshirë në aktivitet privat si një aktivitet i qëndrueshëm që gjeneron të ardhura". Ky projekt zbatohet nga Shoqata Qendra e Këshillimit të Grave dhe Shërbimeve Sociale të Kukësit, nëbashkëpunim me Shoqatën "Gratë në Zhvillim", Kukës dhe me Forumin Shqiptar Social Ekonomik ASET në Tiranë. Në këtë projekt përveç aktiviteteve të tjera do të organizohet dhe kjo ekspozitë.