Video Deshironi te lini duhanin? Ja 5 hapa qe duhet te ndiqni!

Video: Deshironi te lini duhanin? Ja 5 hapa qe duhet te ndiqni!

Nese po i kerkoni dikujt nje cigare, pavaresisht faktit qe keni premtuar se do ta lini ate, nuk jeni te vetmit.

Dështimi për ta lënë duhanin është pjesë e procesit të thyerjes së zakonit të pirjes, thuhet sipas një eksperti të ndryshimeve në sjellje, Dr. Carlo Di Celemente.

Ai ka ndarë me news.com 5 hapat që duhet t’i ndiqni për ta thyer çdo zakon, hapa këta që ai i ka formuluar 30 vite më parë. Ata janë si më poshtë:

Faza e parë e thyerjes së ndonjë zakoni është ta pranosh nevojën për të bërë një ndryshim, por duke mos e marrë idenë shumë seriozisht.

E njohur si ‘faza parashikuese’, njerëzit mund të mendojnë për ta lënë një zakon të keq, si pirjen e duhanit, por të vazhdojnë ta pinë atë.

Hapi tjetër është ta dish se duhet ta lësh duhanin, por ende të mos bësh asgjë për ta bërë që ajo të ndodhë, transmeton lajmi.net.

Para se një person të vendosë ta lë duhanin, vjen faza e vendosmërisë. Në këtë fazë ju duhet të bëni një plan serioz për ndryshim, pa e ndjekur atë përmes.

Më pas vjen faza e veprimit ku ju duhet ta bëni përpjekjen tuaj më të mirë për ndryshim, duke e gjuajtur më në fund pakon e cigareve.

Kohë pas kohe ju mund të dështoni për ta lënë këtë zakon, kjo njihet si faza e mirëmbajtjes. Në këtë fazë ju e kuptoni pse nuk keni pasur sukses për ta lënë duhanin dhe e ri-vlerësoni planin tuaj të sulmit.

Vetëm atëherë ju mund ta provoni përsëri dhe të gjeni sukses.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama