Ja cfare ndodh ne organizem kur nevrikoseni

Ja cfare ndodh ne organizem kur nevrikoseni

Çdokush prej nesh nevrikoset. Është një ndjenjë normale që gjithkush e provuar.

Megjithatë nevrikosja i bën dëm zemrës.

“Nëse nevrikoseni vazhdimisht dhe nuk e menaxhoni atë si duhet keni më shumë mundësi për atak kardiak,” thotë kardiologu Dave Montgomery nga një spital në Atlanta.

Kur jeni të nevrikosur, hormonet e stresit, përfshi adrenalinën dhe kortizolin, përshpejtojnë rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen.

Në këto momente keni më shumë energji dhe ngushtohen enët e gjakut, trupi përgatitet për kundërpërgjigje.

Sipas studimeve, personat që nevrikosen lehtësisht kanë 19% më shumë risk për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Prandaj evitoni në maksimum nevrikosjen dhe arrini ta mposhtni me këto 4 mënyra duke i thënë vetes:

    “Unë nuk mund të arrij asgjë duke u nevrikosur me të tjerët, edhe nëse ata janë përgjegjës për një problem të caktuar. Duhet të reagoj në një tjetër mënyrë.”
    “Sa rëndësi do të ketë kjo gjë pas 5 minutash, javësh, muajsh, vitesh”
    “Nëse dhe nesër do të vazhdojë të jem i nevrikosur, do ta zgjidh nesër. Por, tani për tani po e lë këtë histori”.
    “Sado që të nevrikosem nuk do të thotë që unë po kujdesem medoemos për zgjidhjen e problemit.”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama