Statujat

Statujat e mermerta u thyen,
shkelqimi i dikurshem u mbulua me pluhur
Frakturat e kafkes se gurte, frakturat e gjoksit
tani nuk i shohin me as dhe rontgenet;
Te dashuruarit, vone, ne periferi
shkalmojne copeza statujash
me nje te rene te kembes.
Vecse, diku ne nje cep, ne erresire
nje njeri qe nuk mund t'ia shquash tiparet
(nga qe s'kane pike rendesie tiparet e tij)
Shtrengon me te gjithe trupin nje statuje te mermerte
Vallezon me te. Nuk eshte i pire.
dhe i ulerin henes.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama