Prishtine / Panair ne Ditet e Trashegimise Kulturore Evropiane ne Kosove

PRISHTINË, 6 Tetor /ATSH/.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, vizitoi sot Panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore 2015, i cili po organizohet në Prishtinë, nga Qendra e Gruas "Dera e Hapur".

Panairi i Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore 2015, organizohet në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Evropiane në Kosovë.

Në Panair, janë ekspozuar punime artizanale të artit aplikativ, të punuara në materiale të ndryshme si në tekstil, gurë, dru si dhe kostume popullore, dhe ushqim tradicional.

/b.j/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama