Panairi i Librit mbizoterojne autoret e huaj ata vendas marrin vemendjen

Panairi i Librit, mbizoterojne autoret e huaj, ata vendas marrin vemendjen

Titujt më të ri dhe emrat më të njohur, kjo është oferta që botuesit tentojnë ti paraqesin lexuesit shqiptar në Panairin e Librit. Kryesojnë autorët e huaj, por qasja e lexuesve duket e orientuar drejt atyre shqiptare.

Romanet dhe autorët e huaj kryesojnë ofertën për lexuesin në Panairin e librit, por vëmendjen dhe rekordet e shitjeve i vendosin shqiptarët.

“Kryeministri” i Ben Blushit, “Pushteti” i Blendi Fevziu, “Esat Pasha” nga Ilir Ikonomi, por dhe “Ëndrra e Doktorit” nga Besnik Mustafaj, janë vetëm disa nga titujt shqip që po shënojnë sukses.

“Mikesha Gjeniale” dhe Muza e Harresës” janë dy nga titujt që sjellin në shqip Elena Ferrante dhe Goliarda Sapienzan, me dy rrëfime të jashtëzakonshme

Nobelisti japonez Kenzaburo OE, Mateo Mandala, Buzati, etj janë vetëm disa nga emrat e njohur botërisht të penës që vijnë në shqip me librat më të rinj.

Nuk mungojnë as përfaqësuesit e letërsisë së rajonit si Vasilis Vasilikos dhe Marica Bodrozic.

Historitë dhe librat historikë mbeten të preferuar nga shqiptarët.

Por përtej titujve dhe emrave më të njohur, Panairi i Librit mbetet një mundësi ku çdo lexues mund të gjejë atë që kërkon.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama