Rrefimi i regjizorit Kadri Roshin e degdisen ne Dajt se i futi duart nje infermiereje

Rrefimi i regjizorit: Kadri Roshin e degdisen ne Dajt se i futi duart nje infermiereje

Në librin e tij me kujtime, “Të pathënat”, promovuar këto ditë, një nga regjisorët më të mirë shqiptarë, Muharrem Fejzo, ndan me publikun ca nga ato sekretet e paskuintave.

Një nga ata filma që ka pasur jo pak pengesa, ka qenë “Fijet që priten”. Një nga rolet kryesore, atë të Marko Ruvinës e luan Kadri Roshi. Por nuk kishte qenë e lehtë ta sillje në sheshxhirim.

Fejzo tregon për Panoramën se në atë periudhë (1975), Kadriu ishte i dënuar për “imoralitet” me punë të detyruar në Dajt.

Pas shumë ndërhyrjesh u bë e mundur pjesë marrja e tij në film.

“Asistentët duhet të shkonin në transhe për gërmime”. Operatori është i zënë me një relacion partie. Të tjerë pjesëtarë të grupit janë të angazhuar me filma, të cilët nuk kanë mbaruar ende.

Për pjesëmarrjen e aktorëve të Teatrit Popullor, duhet biseduar me drejtorin V. Aristidhi. E pres me dëshirë takimin me të. Isha i sigurt që ai do të më ndihmonte. Problemi më i pazgjidhshëm ishte Kadri Roshi. Ai ishte ndëshkuar nga organizata e partisë e teatrit për “imoralitet” dhe e kishin çuar për riedukim në guroren e malit të Dajtit!

Ishte për të qeshur dhe për të qarë. Shpifja: (Kadriu, kur ishte i shtruar në spital, nuk e di përse, i kishte futur duart infermieres…!). Mjaftonte kjo që komunisti Kadri të jepte llogari përpara shokëve të partisë. Shoku Vaskë tha duke qeshur: “Ec de, u bë qameti, se i shkau dora Kadriut dhe u fut në shalët e infermieres! Po dhe ajo kuçkë e madhe.

Vetë ia ziente gjakun Kadriut të varfër me gjithë ato sisë që sa nuk i merrnin firomën, kur i vinte termometrin. Vetëm komiteti i partisë mund t’i japë dum këtij muhabeti. Unë nuk të ndihmoj dot, më vjen keq”, rrëfen regjizori.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama