Sokol Balla qendron ne Top Channel. Top Story mbyllet perkohesisht

Sokol Balla qendron ne Top Channel. Top Story mbyllet perkohesisht

Gazetari Sokol Balla ka pranuar ofertën e Bordit të Aksionerëve të Top Channel për të qëndruar në këtë televizion, por të mos e drejtojë për disa kohë emisionin Top Story. Emisioni nuk do të shfaqet për një kohë të papërcaktuar në ekrainin e TCH. Mbi këtë pikë Balla dhe Bordi i Aksionerëve vijojnë negociatat. Lapsi.al ka mësuar se gazetari ka rënë dakord që Top Story të mos shfaqet për disa të enjte, por ka kërkuar që ai të kthehet në transmetim gjatë fushatës elektorale, me qëllim që të ketë mundësitë të prezantojë dhe ballafaqojë kandidatët për kryetarë të bashkive. Bordi i Aksionerëve duket se është i prirur të vendosë që emisioni të nisë transmetimin pas zgjedhjeve lokale kur edhe debati për videot erotike të gazetarit të jetë shuar.

 

Balla kishte këmbëngulur që ai ta vazhdonte emisionin normalisht dhe sonte, siç ishte parashikuar, të realizonte intervistën me kryeministrin Rama. Po kështu ai kërkonte që në nisje të emisionit të sqaronte personalisht historinë e videos së tij erotike që përfundoi në internet dhe po qarkullon nëpër telefonat celularë. Pasi ky opsion i është refuzuar nga Top Channel, Balla pritet që të japë versionin e tij për ngjarjen në një dalje publike gjatë këtyre ditëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama