Investitoret e huaj vetem 4 mund te vijne ne Shqiperi

Investitoret e huaj, vetem 4 % mund te vijne ne Shqiperi
Investitorët përku-ndër “etheve” të krizës së eurozonës dhe sidomos Greqisë, nuk e kanë lidhur këtë si risk për investimet e tyre në Shqipëri. Vendi ynë vijon të jetë atraktiv për investimet e huaja dhe kjo pasqyrohet në raportin e fundit të Agjencisë Multilaterale të Garantimit të Investimeve që është pjesë integrale e Bankës Botërore. Raporti “Investimet në botë dhe risqet politikë” shpjegon në detaje zhvillimet më të fundit në ekonomitë botërore që po bëhen lokomotiva të zhvillimit të përgjithshëm, si Kina, Brazili, India, por gjithashtu paraqet pyetësorë me investitorë të rëndësishëm për vendet se ku ata po “hedhin” paratë e tyre. Shqipëria në pyetësorin drejtuar 316 ekzekutivëve të lartë të kompanive ndërkombëtare pozicionohet relativisht mirë. Më shumë se 4 për qind e këtyre ekzekutivëve që iu nënshtruan pyetësorëve në muajt qershor dhe korrik 2011, janë shprehur se po investojnë në vendin tonë.

Në tërësi, pyetësori është zhvilluar për gjithë investitorët që po investojnë në vendet në zhvillim dhe mund të thuhet se pjesa më e madhe e tyre tingëllojnë si “optimistë të kujdesshëm”. Në tërësi të gjithë kanë pranuar se do të investojnë në 12 muajt e ardhshëm në këto vende dhe se planet 3-vjeçare janë akoma më ambicioze për zgjerimin e biznesit. Në raportet e hershme të Bankës Botërore apo të BERZH-it është vlerësuar pozitivisht barra e ulët fiskale që kanë bizneset që investojnë në vendin tonë, sikurse është kritikuar problematika e forcimit të sistemit gjyqësor dhe zgjidhja e problemit të pronave.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka një panoramë “as më mirë, as më keq”, ku Serbia, Rumania, Bullgaria shfaqen si destinacione më atraktive për investitorët e huaj, sikurse kemi pas vende të tillë si Mali i Zi apo Bosnjë-Hercegovina që kanë tërhequr vëmendjen e vetëm një për qind të ekzekutivëve të përfshirë në anketë si destinancione investimi. Ndërkaq, një pjesë e rëndësishme e anketës lidhet me problemet politike dhe faktorët më të rëndësishëm të një vendi që mund të ndikojnë tek investimet. Një pjesë e mirë e ekzekutivëve, përveç recensionit dhe një krize financiare, i druhen qëndrueshmërisë politike të një vendi dhe jo pak herë edhe për Shqipërinë është thekuar rëndësia e zgjidhjes së “ngërçit” politik që zgjati për më shumë se dy vjet.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama