Raporti Ne Shqiperi 49 femije te zhdukur

Raporti: Ne Shqiperi, 49 femije te zhdukur

Numri i fëmijëve të zhdukur në katër vitet e fundit është 7-fishuar. Linja kombëtare për fëmijët e humbur në Shqipëri në kuadër të ditës ndërkombëtare për këtë kategori personash raporton shifra tronditëse për fëmijë shqiptar të humbur në katër vitet e fundit.

 

49 fëmijë shqiptarë të humbur dhe të pagjetur ende raporton gjatë periudhës 2009-2014. Shifrat janë bazuar tek telefonatat dhe rastet e trajtuara gjatë periudhës kësaj periudhe.

 

Sipas raportit fëmijët vajza dhe fëmijët nën 14 vjeç janë më të ekspozuar ndaj fenomenit të humbjes, rrëmbimit dhe trafikimit. Çdo ditë në botë humbasin rreth 22.000 fëmijë apo 8 milionë fëmijë në vit. 1 në 7 fëmijë të humbur ka më tepër gjasa që të bëhet viktimë e trafikimit dhe shfrytëzimit.

 

30% e viktimave të trafikut ndërkombëtar të fëmijëve janë me origjinë nga vendet e Europës Juglindore. Linja kombëtare për fëmijët e humbur ka vënë në dispozicion të qytetarëve numrin 116, ku raportohet se çdo ditë një fëmijë mendon të largohet apo është larguar nga shtëpia në Shqipëri.

 

Arratisja apo largimi nga shtëpia e fëmijëve dhe adoleshentëve nga disa orë në disa ditë është forma më e përhapur e manifestimit të refuzimit që fëmijët në Shqipëri i bëjnë situatave familjare, dhunës, abuzimit dhe neglizhencës.

 

Qëllimi kryesor i Ditës Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur është të inkurajojë të gjithë institucionet dhe shoqërinë që të mendojnë për fëmijët e humbur dhe për të përhapur mesazhe shprese.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama