Ishulli i Sazanit hapet per turistet

Ishulli i Sazanit hapet per turistet

Ishulli i Sazanit do të hapet për turistët këtë sezon. Lajmi është bërë publik edhe nga Lonelyplanet, që i referohet Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. “Ishulli është teknikisht një bazë ushtarake. Ai ka rreth 3 600 bukerë dhe shumë tunele të ndërtuara për t’u mbrojtur nga sulme të panjohura gjatë diktaturës komuniste. Ishulli i Sazanit ka gjithashtu biodiversivitet të rëndësishëm dhe me hapjen e tij për turizmin shpresohet që të kthehet edhe në një destinacion për zhytësit. Ekzistojnë gjithashtu ide për të përdorur tunelet anti –bërthamore si bodrume për verërat”, shkruan Lonelyplanet. Një anije për transportin e turistëve pritet të vihet në dispozicion prej muajit qershor.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama