Dita Europiane e Pjesemarrjes Elektronike / e-Participation Day 7 Maj 2015

Dita Europiane e Pjesemarrjes Elektronike / e-Participation Day, 7 Maj 2015

Organizata jonë Albanian Institute of Science (AIS) , më datën 7 maj 2015 , ora 10,në ambjentet e  Librarisë Tirana Times (pranë shkollës 11 Janari) , organizon një forum të hapur me të rinj, për Ditën Europiane të Pjesëmarrjes Elektronike / e-Participation Day. Ky event realizohet në kuadër të Programit eUROPA for Citizens në njëmbëdhjetë vende të Europës. AIS bëhet pjesë e këtij programi si anëtar i networkut Telecentre Europe, një rrjet organizatash me qendër  në Bruksel, e fokusuar në cështje të edukimit qytetar dhe përfshirjes dixhitale të qytetarëve.

Programi i e-Participation Day:

  • Prezantim i Broshurës dhe Instrumenteve elektronik të Komisionit Europian për pjesëmarrje qytetare, e-Participation.
  • StartUp i konkursit My e-Participation Story.


Broshura është një publikim i realizuar në dymbëdhjetë gjuhë evropiane, si dhe në gjuhën shqipe. Ajo përcjell informacion mbi instrumente që mundësojnë pjesëmarrjen qytetare për  informim dhe reagim. Këto instrumente janë ndërtuar për të ndihmuar qytetarët të komunikojnë dhe të dëgjohen nga Përfaqësuesit zgjedhur prej tyre

Instrumentet

Një prezantim i instrumenteve elektronik funksional në Bashkimin Europian si:

  • e-Peticioni i Parlamentit Europian
  • Dialogimi me një Anëtar të Parlamentit (MEP)
  • Konsultimi Publik i Komisionit Europian (Your Voice in Europe)
  • SOLVIT
  • Puzzled by Policy
  • Iniciativa e qytetarëve Europian.
  • Konkursi.

Titulli i Konkurrimit është My e-Participation Story. Pjesëmarrësit duhet që brenda datës 31 gusht 2015, të shkruajnë dhe postojnë në formë elektronike një histori personale të ndodhur gjatë udhëtimit apo qëndrimit në vende të BE. Historia nuk duhet të përmbajë më shumë se 500 fjalë dhe duhet të rrëfejë mbi një problematikë të hasur , nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së informacionit. Pjesëmarrës mund të jetë çdo qytetar. Fituesi merr titullin “e-Participation Ambassador” për Shqipërinë , si dhe fiton të drejtën e një udhëtimi me qëllim prezantimin e ese-së në një event që do të mbahet në muajin dhjetor në Bruksel.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama