Cmenduria 1kg qershi deri ne 5 mije leke

'Cmenduria', 1kg qershi, deri ne 5 mije leke

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë! Çmimi i qershive të para të këtij sezoni në Tiranë shkon nga 1.500 lekë të reja për kg deri në 5.000 lekë të reja. Tregtarët në Pazarin e Ri, pohojnë se ky çmim vjen për shkak se jemi pikërisht në ditët e para të pjekjes dhe hedhjes në treg të qershisë vendase. Edhe pse kjo nuk duket arsyeja, pasi çdo vit qershia, por dhe fruta të tjera të stinës kanë gjithmonë një herë të parë të daljes në treg.

Sipas tregtarëve çmimi marramendës i ka stepur konsumatorët që të blejnë qershitë e këtij sezoni, por ata nuk kanë dhënë shpjegime konkrete dhe të besueshme për arsyen e këtij çmimi të kripur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama