Zvicra si merr seriozisht kuqezinjte Ndeshja me Shqiperine do ishte qesharake

Zvicra si merr seriozisht kuqezinjte: Ndeshja me Shqiperine do ishte qesharake

Kombëtarja shqiptare e futbollit është kualifikuar tashme per ne finalet e Europianit te Francës, ndërkohe qe pret shortin ne datën 12 dhjetor. Por, duket se nuk merret shume seriozisht dhe konsiderohet një nga skuadrat me te dobëta nga kundërshtaret e mundshëm te saj.

Debatit ne lidhje me largimin e mundshëm te shqiptareve dhe klaneve te tyre ne skuadrën zvicerane i është bashkuar edhe Fabian Sharr.

Ne pritje te shortit, ish-futbollisti i Bazel është pyetur se me ke skuadra do te donte te binte ne grup.

Sharr ka deklaruar se do te donte Gjermaninë, Çekinë dhe Shqipërinë.

Ai tha se ndeshja me ketë te fundit, pra me Shqipërinë,  do te jete qesharake.

Ndërkohe, te njëjtat ekipe ka preferuar edhe Mikael Lang, duke deklaruar se është interesante te luash ndaj shokëve te skuadrës te Bazel, siç janë tre shqiptare dhe dy ceke.

Aktualisht ngjyrat e kombëtares zvicerane i mbrojnë 6 lojtare me origjine shqiptare Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Pajtim Kasami dhe Admir Mehmedi, ndërsa kuqezinjve i janë bashkuar 8 shqiptare te Zvicrës, si Shkëlzen Gashi, Berat Xhimshiti, Naser Aliji, Taulant Xhaka, Frederik Veseli, Arlind Ajeti, Ermir Lenjani dhe Amir Abrashi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama