Pak ditë para finales së Ligës së Kampionëve mes Realit të Madridit dhe Atletikos, futbllistët kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të shfrytëzuar pushimet.
Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, i dha dy ditë të lira futbollistëve të tij para filanes së "San Siros".
Ylli i madrilenëve Kristiano Ronaldo duket se ka zgjedhur ta kalojë kohën e lirë në shtëpi, larg takimeve që është përfolur shpesh jashtë Spanjës, apo Londër.
Një foto e publikuar nga Ronaldo në rrjetin social "Instagram" e shfaq atë duke marrë rrezet e nxehta të diellit në shtëpinë e tij në Madrid.